
Pogradeci
Shumica e klubeve shqiptare po zhvillojnë seanca stërvitore dhe ndeshje miqësore teksa në skenë janë kombëtaret. Gjithashtu dy klube të tjera shqiptare do të zbresin sot në fushë.
Bëhet fjalë për Pogradecin dhe Maliqin që do të përballen sot në miqësore. Skuadra liqenore do të presë sot në orën 16:30 ekipin mik në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”.
Pogradeci vjen padyshim si favorit kryesor jo vetëm në këtë takim, por edhe mes klubeve të Kategorisë së Parë që kërkojnë ngjitjen në elitë. Takimi mes Pogradecit dhe Maliqit do të transmetohet në kanalin zyrtar të liqenorëve në Youtube.

Poll