Pogradeci po kalon një formë mjaft të mirë, teksa vazhdon misionin për ngjitjen në Superiore. Diçka të tillë e tregoi mjaft qartë edhe në fitoren e fundit në Kategorinë e Parë, me shifrat 5-1 ndaj Kastriotit.
Duket se liqenorët janë kthyer në një makineri golash, duke u bërë ekipi që ka shënuar më shumë këtë sezon në Kategorinë e Parë. Pogradeci ka shënuar plot 57 gola në 29 javë kampionat.
Kështu, ekipi i drejtuar nga Emiljano Çela i jep leksione goli rivalëve të kreut, Skënderbeut dhe Laçit. Kujtojmë se pogradecarët mbajnë momentalisht vendin e 3-të me 64 pikë.
Ata ndodhen 3 pikë larg vendit të dytë që mbahet nga kurbinasit, ndërsa Skënderbeun e kanë vetëm 6 pikë larg. Fryma në kampin e Pogradecit është pozitive, duke besuar maksimalisht te Superiorja.
