Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Pogradeci favorit përballë Lushnjës, e shkuara u “jep” 3 pikët liqenorëve (STATISTIKAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Pogradeci favorit përballë Lushnjës, e shkuara u
Pogradeci

Pogradeci dhe Lushnja do të përballen këtë të shtunë në kuadër të javës së 23-të të Kategorisë së Parë. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, nis në orën 13:30.

“Liqenorët” janë favoritët absolutë për të triumfuar në këtë duel, jo vetëm për faktin e renditjes aktuale. Këtu futet si arsye edhe e shkuara mes këtyre dy ekipeve, me Pogradecin që “sundon”.

Në 10 ndeshjet e fundit, “liqenorët” kanë qenë fantastikë, duke fituar 6 prej tyre. Në krahun tjetër, lushnjarët kanë fituar vetëm 1 herë, ndërsa 3 ndeshje të tjera janë mbyllur në barazim.

Përsa i përket këtij sezoni, Pogradeci mban vendin e 3-të me 43 pikë, ndërsa me 20 pikë të grumbulluara, Lushnja renditet e 10-ta.  

 

Poll

Lexo gjithashtu