Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

“Pogradeci do të shpallet kampion”, kapiten Zguro s’i frikësohet Skënderbeut: Takaj me eksperiencë, por lojtarët tanë kanë më shumë se ekipi i tij!

Shkruar nga NEWSPORT
“Pogradeci do të shpallet kampion”, kapiten Zguro s’i
Vangjel Zguro

I ftuar në emisionin “MegaSport” në A2CNN, kapiteni i Pogradecit, Vangjel Zguro është shfaqur besimplotë. Sipas tij, Pogradeci do të shpallet kampion në Kategorinë e Parë, duke bërë të mundur ngjitjen automatikisht në Superiore. Gjithashtu është shprehur se “liqenorët” kanë lojtarë me më shumë eksperiencë se Skënderbeu.

“Në çfarë vendi del Pogradeci këtë vit? Kampion. Kampion në Kategorinë e Parë. Jemi 1 pikë larg Laçit të vendit të dytë dhe 8 pikë larg Skënderbeut të vendit të parë. Mbaje regjistrim këtë video dhe në fund të sezonit ma nxirr. Unë personalisht si lojtar kështu e kam besimin dhe kështu shpresoj që të dalë.

Takaj ka eksperiencë? Ka eksperiencë Takaj, por ka lojtarë me eksperiencë pak më shumë se sa ekipi i Takajt. Edhe Egnatia nuk ka eksperiencë, por ka dalë dy herë kampione. Kush ka investim, ka eksperiencë në futbollin e sotëm”, tha kapiteni i Pogradecit, Vangjel Zguro.  

Poll

Lexo gjithashtu