
Besa
Në sezonin që lamë pas, Besa e Kavajës iu afrua shumë ngjitjes në Superiore. Gjithçka shkoi mirë deri në fazën “play-off”, ku u mposhtën nga Pogradeci.
Ndërkohë që këtë sezon kavajasit kanë objektiva madhorë. Nga ekipi ka pasur shumë largime, teksa së fundmi klubi i Besës ka njoftuar mbi fazën përgatitore dhe kur skuadra do të zbresë në fushë për t’u stërvitur.
Të martën e 1 korrikut, ekipi “verdhezi” do të kryejë seancën e parë stërvitore nën drejtimin e trajnerit Emiliano Çela. Besa njofton se stërvitja do të kryhet tek “Fusha e Vjetër” në Kavajë, duke nisur nga ora 17:00.
View this post on Instagram
Poll