Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Nuk treguan “mëshirë” ndaj Kastriotit, REAGON klubi i Pogradecit pas fitores dhe sigurimit të finales

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk treguan “mëshirë” ndaj Kastriotit, REAGON klubi i
Pogradeci - Kastrioti

Skuadra e Pogradecit drejtuar nga trajneri Emiljano Çela ishte “asfiksuese” kundër Kastriotit nga fillimi deri në fund të ndeshjes, e përkthyer me fitoren 3 – 0.

Sfidë e vlefshme për gjysmëfinalen e fazës Play-Off në Kategorinë e Parë. Dopieta e Pius dhe finalizimi i Greca ishin vendimtar, ndërsa liqenorët do luajnë “all-in” ndaj Besës, finalja e madhe e Kategorisë së Parë, aty ku fituesi do të duelojë me pozitën e 8-të në Superiore për një vend mes elitës në futbollin shqiptar.

Pas triumfit me Kastriotin, ka reaguar klubi pogradecar, përmes postimit në rrjetet sociale: “Një fitore e pastër dhe e qartë në fazën e Play-Off ndaj KS Kastrioti. Liqenorët treguan dhe njëherë se janë të përgatitur për të arritur objektivin”.     

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Pogradeci Faqja Zyrtare (@kfpogradecii)

Poll

Lexo gjithashtu