Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Nuk gjeti minutat e kërkuara te Besa, sulmuesi kalon te rivalët e kavajasve

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk gjeti minutat e kërkuara te Besa, sulmuesi kalon te rivalët e
Tayo Razak

Lëvizjet në këtë merkato vere do të jenë të shumta. Ekipet edhe pse kanë nisur prej javësh pushimet, drejtuesit vazhdojnë punën.

Kështu te Besa kanë nisur edhe largimet e para. Tayo Razak nuk do të jetë më pjesë e kavajasve, me sulmuesin që do të mbetet gjithsesi në Kategorinë e Parë.

Kjo pasi nigeriani i është bashkuar Skënderbeut, pasi siç dihet korçarët zotërojnë kartonin e tij dhe 20-vjeçari luajti te Vora në formë huazimi. Në sezonin e ri pritet që të jetë një ndër lojtarët kyç te korçarët, teksa te Besa nuk pati minutat e dëshiruara.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga