Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Nuk do të rinovojë me Burrelin, Florenc Farruku drejt ekipit të … “Final Four”

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk do të rinovojë me Burrelin, Florenc Farruku drejt ekipit të
Florenc Farruku

Florenc Farruku ishte një pikë kyçe për Burrelin në sezonin që lamë pas. Sulmuesi 23-vjeçari ndihmoi matjanët që të besonin te Superiore, duke shkuar deri në fazën “play-off”.

Megjithatë, duket se palët nuk do të vazhdojnë bashkëpunimin. Kontrata e Farrukut me Burrelin ka përfunduar dhe nuk pritet që të ketë rinovim. Në këto kushte, klubet e tjera, sidomos ata në Superiore kanë nisur të “hedhin grepat”.

Bëhet me dije se Vllaznia është klubi që ka interesim serioz për shërbimet e Farrukut. Ky i fundit shihet nga drejtuesit shkodranë si përforcimi i duhur për repartin e sulmit.

Kujtojmë se interes për Farrukun ka edhe Tirana, por Vllaznia deri më tani mbetet në “pole-position”, për shërbimet e sulmuesit që shënoi 15 gola me “mbretërorët’ në Kategorinë e Parë.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga