Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Nga trajneri te dy ish-ët e Partizanit, Pogradeci krenohet me liderët e ekipit

Shkruar nga NEWSPORT
Nga trajneri te dy ish-ët e Partizanit, Pogradeci krenohet me liderët
Pogradeci

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka publikuar formacioni më të mirë të javës së 24-të, aty ku bie në sy prezenca e dy lojtarëve të Pogradecit, konkretisht kapitenit Vangjel Zguro dhe mesfushorit Mateo Shanaj.

Por, mes më të mirëve të kësaj jave ishte edhe trajneri i liqenorëve Emiljano Çela. Kapiteni Zguroi demostroi stabilitet dhe saktësi kundër Apolonisë, ndërsa aftësitë e Shanajt në ndërtimin e lojës dhe kreativitetin para portës mike u vendosën në funksion te goli i fitores, me autor Freeman Pius.

E përbashkët e Zguros dhe Shanajt, përveçëse janë lojtarë të Pogardecit, është se në të shkuarën kanë luajtur me Partizanin.

Ndonëse kishin përballë një rival që kërkonte pikë për të dalë nga “zona e ftohtë” e tabelës dhe luanin në transfertë, trajneri Emiljano Çela ia doli të ndërtojë strategjinë efikase që Pogradeci të marrë 3 pikët e rëndësishme për vijuar garën për ngjitjen në Superiore, aktualisht vendi i 3-të me 49 pikë, 5 më pak Laçi i vendit të 2-të dhe hendeku prej 8 pikësh nga Skënderbeu kryesues.         

Nga trajneri te dy ish-ët e Partizanit, Pogradeci krenohet me liderët
Formacioni i Javës

 

Poll

Lexo gjithashtu