Kategoria e Parë
Ditën e sotme nuk do të luhen vetëm ndeshje të Superiores. Gjithashtu do të zbresin në fushë edhe 6 ekipe të Kategorisë së Parë, të cilat do të luajnë fatet e tyre.
Duke nisur prej orës 14:00, do të nisin dy sfidat e para. Iliria pret në shtëpi Korabin, ndërkohë që në “Roza Haxhiu” do të luhet derbi i Myzeqesë, ai mes Lushnjës dhe Apolonisë së Fierit.
Vetëm 3 orë më vonë, do të luhet supersfida e kësaj jave. Skënderbeu do të presë në shtëpi Besën e Kavajës, me këta të fundit që kërkojnë kthesën e shumëpritur.
Këto sfida janë të vlefshme për javën e 8-të të Kategorisë së Parë.
Poll
