Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Ndodh për herë të 3-të, klubi i Kategorisë së Parë del në shitje (NJOFTIMI ZYRTAR)

Shkruar nga NEWSPORT
Ndodh për herë të 3-të, klubi i Kategorisë së
Kategoria e Parë

Lushnja ka dalë sot zyrtarisht për herë të 3-të në ankand. Klubi i Kategorisë së Parë kërkon që të “ringjallet”, duke kaluar nga administrimi që momentalisht kryhet nga Bashkia, tek një investitor privat.

Është vetë klubi “lagunar”, i cili në rrjetet sociale ka njoftuar sot që është zyrtarisht në shitje. Lushnja kërkon që të shiten 100% të aksioneve, që në të ardhmen të mos kenë më lidhje me Bashkinë.

Njoftimi i KF Lushnja:

Klubi i futbollit Lushnja 1930 njofton se ditën e hënë do të dalë zyrtarisht për herë të tretë në shitje 100% të aksioneve. Ky hap vjen në kuadër të përpjekjeve për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme financiare dhe sportive për klubin tonë historik, duke hapur rrugën për investitorë seriozë, që ndajnë të njëjtin vizion për zhvillimin e futbollit lushnjar. Të interesuarit mund të paraqiten sipas procedurave ligjore për të marrë pjesë në procesin e blerjes së aksioneve. Lushnjë, datë 04.08.2025.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga