Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Ndeshje për të treguar “dhëmbët”, Pogradeci bën njoftimin e rëndësishëm për tifozët para ndeshjes me Skënderbeun

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshje për të treguar “dhëmbët”, Pogradeci
Pogradeci

Nesër në orën 15:00, do të mbahen të gjitha ndeshjet e javës së 32-të në Kategorinë e Parë (e parafundit), ndërsa spikat dueli Pogradeci – Skënderbeu, sfidë e cila do të mbahet në stadiumin “Gjergji Kyçyku”.

Klubi liqenor ka bërë njoftim të rëndësishëm për tifozët, hyrja falas. Tashmë 3 vendet e para janë “fiksuar”, pavarësisht rezultateve, Skënderbeu dhe Laçi janë ngjitur në Superiore për sezonin e ardhshëm.

Pogradeci do tentojë elitën e futbollist shqiptar përmes fazës “Play-Off”. Takimi mes liqendorëve dhe kroçarëve do te jetë sfida e duhur për të besuarit e Emiljano Çelës për të reaguar pas humbjes në Laç dhe të tregojnë “dhëmbët” kundër kryesuesëve, aty ku qëllimi është ruajtja e formës para ndeshjes “finale” për fatet e sezonit.     

Ndeshje për të treguar “dhëmbët”, Pogradeci
"Story" i Pogradecit

 

Poll

Lexo gjithashtu