Burreli - Besa
Ditën e sotme do të luhet ndeshja e fundit e javës së 15-të të Kategorisë së Parë. në orën 13:30 do të sfidohen mes tyre Besa dhe Burreli.
Një duel shumë delikat nga ekipet, të cilat janë të dënuara vetëm për 3 pikët. Kavajasit nuk po kalojnë aspak një moment të mirë në kampionat dhe pas humbjes me Apolonisë do të tentojnë të bëjnë autokritikën, ndërsa ndodhen në zonën e ftohtë të klasifikimit, në vendin e 10-të me 14 pikë.
Ndërkohë nga krahu tjetër, matjanët ndodhen në mesin e klasifikimit, ku pas 14 javësh ia kanë dalë të sigurojnë 19 pikë. Burreli synon vazhdimësinë dhe për të tentuar të kapi zonën e “Play-Off”.
Poll
