Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

“Mungesë besimi dhe cilësie”, Çela i zhgënjyer nga lojtarët e tij pas humbjes me Burrelin: Gabuam! Nuk ndikoi terreni, por s’kishim durim!

Shkruar nga NEWSPORT
“Mungesë besimi dhe cilësie”, Çela i zhgënjyer
Emiljano Çela

Burreli ka fituar në shtëpi përballë Pogradecit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë së Parë. Sfida e zhvilluar në “Liri Ballabani”, përfundoi 2-0. Pas këtij dueli ka folur trajneri i "liqenorëve", Emiljano Çela.

“E mira ishte që pjesa e parë të mbaronte 0-0. Jo se e meritonim ne, nuk e meritonim, por gjithsesi do të ishte një sinjal i mirë për mua si trajner po të mbyllja pjesën e parë pa gol, për të rregulluar diçka në pjesën e dytë. Në të parën gjithçka shkoi keq, ajo që shkoi keq ishte në parime.

Kishim mungesë agresiviteti dhe kontaktesh me kundërshtarin. Kishim mungesë besimi dhe cilësishë, për të shkuar aty ku kishim superioritetin. Lojtarët duhet të kishin më shumë besim. Prezantuam Burrelin me video-analiza, uroj kundërshtarin. Me mënyrën e vet, Burreli fitoi ndeshjen.  

Nuk mendoj se kishte lidhje terreni, ishte durimi në qarkullim. Duhej të kishim marrë më shumë ndërrime krahu, qoftë me portierin dhe Danladin.

Gabime në zonë? Nuk ishte problem tranzicioni. Në fusha të tilla si Burreli apo Kategoria e Parë, edhe me 1 gol ndeshja është e mbyllur, dihet historia me topa, pa topa. Është shumë i rëndësishëm rezultati 0-0 në këtë Kategori. I kishim marrë masat që ekipi të ishte në ekuilibër. Vë theksin te çështja e egos dhe besimit, sepse ne kemi luajtur futboll vetë. Kur unë komandoja se mbrojtja do të rrinte me mua, aty duhet të rrinte dhe pikë”, tha Çela.

Poll

Lexo gjithashtu