
Emiliano Çela është trajneri i ri i Pogradecit. Palët kanë firmosur mes tyre kontratën dhe në këtë mënyrë ish-timonieri i Kukësit ka nisur aventurën e re te liqenorët.
Lajmin e ka zyrtarizuar vetë kluybit ditën e djeshme, ndërsa ditën e sotem është vetë trajneri që ka bërë postimin e parë si liqenor. Kështu ish-timonieri i Besës në Kategorinë e Parë zëvendëson në stol Ardian Memën.
Çela nuk ka humbur kohë dhe menjëherë ka nisur edhe përgatitjet me skuadrën për duelin e ardhshëm. Ironia e fatit e vendos atë përballë ish-ekipit të tij, Besës. Duel që do të luhet fundjavën tjetër dhe është i vlefshëm për javën e 7-të të kampionatit.
Ndëkrohë siç dihet objektivi kryesorë i liqenorëve edhe në këtë sezon do të jetë një vend në ‘Play-Off” për ngjitjen në Superiore. Aktualisht pogradecarët mbajnë vendin e 6-të me 8 pikë pas 6 javësh kampionat.
