Kategoria e Parë do të zbresë sot në orën 15:00 me 6 ndeshjet e javës së 31-të, ku spikat dueli direkt mes Laçit dhe Pogradecit.
Lidhur me këto përballje, janë përcaktuar dhe arbitrat që do të vendosin drejtësi në secilën sfidë. Kështu në ndeshjen në stadiumin “Laçi” federata shqiptare ka përcaktuar kryesor Florjan Latën, i ndihmuar nga asistentët e tij, Denis Rexha, Marjus Qose ndërsa arbitër i katërt do të jetë Olsion Yzeiraj. Në dhomën e sistemit VAR i gatshëm do të jetë Indrit Myrtja dhe në aVAr Kreshnik Barjamaj,
Në sfidat e tjera, më konkretisht në Korçë aty ku Skënderbeu pret Kastriotin, do të gjykojë Kreshnik Cjapi së bashku me asistentët Rejdi Zajimi, Ergys Spahiun dhe arbitrin e katërt Olti Çelën.
Në duelin mes Luftëtarit dhe Burrelit, do të vendosë drejtësi Olsid Ferataj, i ndihmuar nga Ilir Tartaraj, Nuri Rrapaj dhe arbitri i katërt Riger Zeneli, ndërsa në Fier për përballjen mes Apolonisë dhe Besës është caktuar Albert Doda, që do të asistohet nga Rejdi Avdo, Ani Kociaj dhe arbitri katërt Besnard Kaimi.
Për sfidën Kukësi-Korabi, do të gjykojnë Klodian Shahini si kryesor, i ndihmuar nga Fatmir Lama dhe Mariglen Llukmani, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Mikele Dyrmishi.
Teksa në duelin Lushnja-Iliria, është përcaktuar ky trup arbitrash. Daniel Vrapi do të gjykojë dy skuadrat, i ndihmuar nga Nereo Likaj, Xhelo Mile, ndërsa i katërt do të jetë Erjon Bylykbashi.
Skënderbeu-Kastrioti
Kreshnik Cjapi, Rejdi Zajimi, Ergys Spahiu, Olti Cela
Luftëtari-Burreli
Olsid Ferataj, Ilir Tartaraj, Nuri Rrapaj, Rigert Zeneli
Apolonia-Besa
Albert Doda, Rejdi Avdo, Ani Kociaj, Besnard Kaimi
Laci-Pogradeci
Florjan Lata, Denis Rexha, Marjus Qose, Olsion Yzeiraj, VAR: Indrit Myrtja, aVAR: Kreshnik Barjamaj
Kukësi-Korabi
Klodian Shahini, Fatmir Lama, Mariglen Llukmani, Mikele Dyrmishi
Lushnja-Iliria
Daniel Vrapi, Nereo Likaj, Xhelo Mile, Erjon Bylykbashi
