
Fotomontazh/ Arbitrat e ndeshjes
Lushnja dhe Skënderbeu do të përballen ditën e sotme në kuadër të javës së dytë të Kategorisë së Parë. Sfida që do të zhvillohet në “Roza Haxhiu”, nis në orën 17:00.
Tashmë FSHF ka vendosur edhe për arbitrat që do të gjykojnë në këtë duel.
Bie në sy, që 3 prej tyre janë të huaj. Në rolin e arbitrit kryesor, do të jetë Seth Shihan, ndërsa asistentët e tij janë Mario Himenez dhe Denis Guerrero.
Ndërkohë që arbitri i vetëm shqiptar, do të jetë ai i katërt, Denis Vrapi.
Poll