Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

VIDEO/ Vetëm 1 gol mjafton, Skënderbeu vazhdon “marshimin” drejt Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Vetëm 1 gol mjafton, Skënderbeu vazhdon “marshimin”
Skenderbeu - Besa

SKËNDERBEU – BESA 1 - 0 (Janaqi 75')

NDESHJA: Është mbyllur 1-0 ndeshja mes Skënderbeut dhe Besës. 90 minutat e zhvilluara në Korçë kanë nxjerrë fitues vendasit.

Një ndeshje me raste dhe interesante mes skudrave, me korçarët që vetëm në minutën e 75-të të sfidës ia dolën të gjenin rrugën e rrjetës. Goli vendimtar u shënua nga Janaqi, I cili kështu i jep një 3 pikësh tjetër skuadrës së Ernest Gjokës.

“Ujqërit e Dëborës” vazhdojnë të kryesojnë me 22 pikë edhe pas kësaj jave, ndërkohë Besa vazhdon të mbetet në zonën e ftohtë të klasifikimit, teksa ndodhet në kuotën e 4 pikëve

Kategoria e Parë: Java e 8

Stadiumi: “Skënderbeu”

Formacionet zyrtare:

Skënderbeu: Alia, Ramos, Nasr, Dumfur, Estrela, Vangjeli, Janaqi, Musa, Zenullari, Abubakar, Tajo. Trajner: Ernest Gjoka

Besa: Dema, Kapo, Beqja, Çinuendu, Migone, Abdulllai, Nurja, Danaj, Spahiu, Kordeiro, Lima. Trajner: Shpëtim Duro

Poll

Lexo gjithashtu