KATEGORIA E PARË: Java e 14
Kategoria e parë ka mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së 14-të të kampionatit. Skuadrat të cilat u përballën me një tjetrët ishin Apolonia – Besa, Burreli – Luftëtari, Korabi – Kastrioti, Laçi – Pogadeci dhe Lushnja – Kukësi.
Mes duelesh, spikatën fitorja e Korabit ndaj Kastriotit i cili e mbylli ndeshjen me 3 gola, Apolonia bëri 2 gola në rrjetën e Besës dhe Burreli i cili i shënoi 1 gol Luftëtarit.
Në hije ngelen dy duelet e tjera si Laçi – Pogradeci dhe Lushja-Kukësi pasi asnjëra nga 4 ekipet nuk gjeti rrugën për tek rrjeta.
E vetmja përballje e cila nuk u zhvillua ishte ajo mes Iliria dhe Skënderbeut pasi FSHF e shtyu për shkak të dhunës që ka ndodhur në stadiumin "Redi Maloku" para se të startojë ndeshja.
NDESHJET dhe REZULTATET:
APOLONIA – BESA 2 – 0 (Topi 56', Hoxhaj 68')
BURRELI – LUFTËTARI 1 – 0 (Xhebrahimi 66')
KORABI – KASTRIOTI 3 – 2 (Reçi 17', Marku 41', 53'/Oliver Thomas 41', Kasmollari 74')
LAÇI – POGRADECI 0 – 0
LUSHNJA – KUKËSI 0 - 0
*ILIRIA – SKËNDERBEU (Është shtyrë nga FSHF-ja për shkak të dhunës që ka ndodhur në stadiumin "Redi Maloku" para se të startojë ndeshja).



