
Kanë përfunduar 4 sfidat e para të javës së 19-të të Kategorisë së Parë. Në ndeshjet e ditës së sotme u shënuan 11 gola, ku sigurisht nuk munguas as surprizat.
Erzeni mori një fitore të madhe në transfertë përballë Besës së Kavajës. Shijaksit triumfuan me rezultatin 3-2. Në krahun tjetër, Kastrioti mposhti Kukësin minimalisht me rezultatin 1-0.
Në krahun tjetër, Apolonia mposhti Burrelin 1-0 dhe skuadra e Vorës triumfoi 3-1 në transfertë kundër Lushnjës.
NDESHJET:
BURRELI 0 - 1 APOLONIA (Trifoni 60')
60' GOL APOLONIA! Shënon Trifoni.
BESA 2 – 3 ERZENI (Abdualai 3', Indio 77' / Goxha autogol 37', Xheka 43', Hodo 64')
KASTRIOTI 1 – 0 KUKËSI (Ajazi 38')
LUSHNJA 1 – 3 VORA (Deliaj 80' / Kasalla 32', Aneni 41', Ruzgis 53')