Skënderbeu ka fituar në shtëpi përballë Kastriotit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë së Parë. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Korçës, përfundoi me shifrat 2-1.
Golin e parë të këtij dueli e shënoi Renato Gjini. Sulmuesi e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 51-të të ndeshjes me anë të një roveshatë spektakolare. Ndërkohë që për golin e dytë mendoi Mario Beshiraj në minutën e 88-të, duke shënuar që në debutim. Në krahun tjetër, Xhixho shënoi golin e vetëm për krutanët në të 92-tën. Edhe pse ishte mjaft i bukur, rezultoi vetëm statistikor.
Kështu, korçarët blindojnë vendin e parë të renditjes me 47 pikë. Në krahun tjetër, me 27 pikë të grumbulluara, Kastrioti mban momentalisht vendin e 4-t.
90+2' GOL KASTRIOTI! Shënon supergol Xhixho.
88' GOL SKËNDËRBEU! Shënon Beshiraj në debutim.
51' GOL SKËNDERBEU! Shënon supergol me roveshatë Gjini.
