Burreli 2 – 0 Pogradeci (Arnold 42', Kastrati 59')
Burreli ka fituar në shtëpi përballë Pogradecit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë së Parë. Sfida e zhvilluar në “Liri Ballabani”, përfundoi 2-0.
Golat për vendasit u shënuan nga Arnold në minutën e 42-të, teksa për të dytin mendoi Kastrati në të 59-tën. Vlen të theksohet se goli i dytë u “fal” nga Pogradeci pas një gabimi në mbrojtje.
Kështu, matjanët shkojnë në kuotën e 16 pikëve dhe mbajnë vendin e 5-të në tabelë. Në krahun tjetër, me 18 pikë, Pogradeci mbetet në vendin e 3-të në renditje.
Kategoria e Parë: Java e 11-të
Stadiumi: “Liri Ballabani”
Arbitër: Silvio Dyrmishi
FORMACIONET ZYRTARE:
BURRELI: Dani; Bianko, Degjonaj, Rrapi, Arango, Mëllugja, Hoti, Da Silva, Fetaj, Arnold, Mensah. Trajner: Samuel Nikaj.
POGRADECI: Staniç; Greca, Rodrigez, Lila, Kim, Samake, Avunyra, Kasmollari, Danladi, Zguro, Raza. Trajner: Emiljano Çela.
LIVE:
90+5' Mbyllet 2-0 ndeshja.
59' GOL BURRELI! Shënon Kastrati.
45+2' Mbyllet 1-0 pjesa e parë.
42' GOL BURRELI! Shënon Arnold.
37' Karton i kuq për një nga pjestarët e stafit të Pogradecit. Irritohet Emiljano Çela.
14' Rrëmujë në zonën matjane, Pogradeci i afrohet golit.
1’ Shkelmohet topi i parë në “Liri Ballabani”, nis sfida mes Burrelit dhe Pogradecit.
