Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

14 gola në 4 ndeshje! Korabi i jep leksione Burrelit, Iliria “zhyt” në krizë Besën e Kavajës (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
14 gola në 4 ndeshje! Korabi i jep leksione Burrelit, Iliria
Kategoria e Pare

Ditën e sotme janë zhvilluar 4 ndeshjet e fundit të vlefshme për javën e 6-të të Kategorisë së Parë. Në duelet e ditës së sotme u shënuan në total 14 gola.

Surprizë ishte humbja e Burrelit me shifrat 0-3 në shtëpi përballë Korabit. Ndërkohë që Iliria “shtangu” Besën, duke i mposhtur kavajasit me rezultatin 2-1.

Në krahun tjetër, Lushnja fitoi 3-2 përballë Kastriotit. Pa shumë histori ishte ndeshja mes Skënderbeut dhe Kukësit, e fituar nga korçarët me rezultatin e pastër 3-0.

Këta të fundit vazhdojnë të jenë në vendin e parë me 16 pikë, 6 më shumë se Laçi i vendit të dytë dhe Iliria e vendit të 3-të. Ndërkohë që tabela mbyllet nga Besa dhe Kastrioti.

 

Poll

Lexo gjithashtu