Kanë përfunduar 2 ndeshjet e fazës Play-Off në Kategorinë e Parë. Pogradeci fitoi pa vështirësi 3 – 0 kundër Kastriotit, ndërsa Besa shtangu Iirinë në transfertë, e mbyllur 2 – 0 për ekipin kavajas.
Në takimin e luajtur në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, golat për Pogradecin mbajtën “firmën” e Greca dhe dopieta e Pius. Liqenorët ishin dominues në çdo aspekt, ndërsa tashmë do të zhvillojnë finalen e madhe ndaj Besës.
Verdhezinjtë e Kavajasë e vulosën fitoren brenda 3 minuta në stadiumin “Redi Maloku”, me golat e William Cordeiro dhe Chinëendu, respektivisht në minutat 8-të dhe 11-të.
Pogradeci 3-0 Kastrioti (Greca 15')
15' Greca
89' Pius
90+1 Pius
FORMACIONET ZYRTARE:
POGRADECI: Staniç, Toshevski, Greca, Lleshaj, Ogunleje, Lila, Samake, Kasmollari, Danladi, Preknicaj, Shanaj Trajner: Emiljano Çela
KASTRIOTI: Puja; Kacbufi, Hoxha, Moses, Idris, Xhixho, Meçja, Hasa, Oliver, Meça, Boçi Trajner: Shkëlzen Rustami
Iliria 0-2 Besa Kavajë (Cordeiro 8', Chinwendu 11')
Cordeiro
Chinwendu
FORMACIONET ZYRTARE:
ILIRIA: Xhika; Kallaku, A. Selmani, Stafa, Mavanga, S. Selmani, Markoçi, Osma, Jakubu, Diarasuba, Rodriguez Trajner: Matias Tatangelo
BESA: Abdullahu; Daja, Ajivi, Kapo, Chinwendu, Migone, Abdullai, Danaj, Spahiu, Cordeiro, Bianor Trajner: Gugash Magani
