Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës së 23-të të Kategorisë së Parë. Në këto dy duele nuk pati surpriza, teksa u shënua një total prej 7 golash.
Pogradeci ia doli që të triumfonte në shtëpi 3-1 përballë Lushnjës. Dopieta e Pius dhe goli i ish-it të Lushnjës, Preknicajt, i dhanë 3 pikët “liqenorëve”. Në krahun tjetër, golin e vetëm për lushnjarët e shënoi Canka, por rezultoi vetëm statistikor.
Ndërkohë që Laçi fitoi 2-1 ndaj Luftëtarit, me golat e Myrtës dhe Kalajt. Kështu, kurbinasit marrin përkohësisht vendin e parë me 51 pikë, në pritje të Skënderbeut që luan sot me Kukësin.
VIDEO/ Supergoli i Kasallës s’mjafton! Vora mposhtet nga Elbasani, penalltia u jep 3 pikët “verdhebluve”
Laçi 2 – 1 Luftëtari (Myrta 10', Kalaj 70' / Ziaj 90+5')
10' GOL LAÇI! Shënon Myrta.
70' GOL LAÇI! Shënon Kalaj.
FORMACIONET ZYRTARE:
LAÇI: Hasanbelli, Taleb, Kurti, Tresa, Myrta, Tola, Bibo, Mjaki, Nerguti, Kalaj, Iremitide. Trajner: Naci Sensoy.
LUFTËTARI: Tahri, Petropoulos, Soares, Diamanti, Cereni, Mnatsakanian, Ramadani, Nyanguila, Solomon, Diallo, Zani. Trajner: Bledar Devolli.
Pogradeci 3 – 1 Lushnja (Preknicaj 31', Pius 80', 83' / Canka 81')
FORMACIONET ZYRTARE:
POGRADECI: Marin, Toshevski, Lesai, Ogunleye, Kazeem, Abazaj, Samake, Kasmollari, Zguro, Preknicaj, Shanaj. Trajner: Emiljano Çela.
LUSHNJA: Haremi, Hida, Deliaj, Korreshi, Canka, Peqini, Olola, Ntephe, Kouasi, Allmuça, Meta. Trajner: Artan Bano.
31' GOL POGRADECI! Shënon Preknicaj.
80' GOL POGRADECI! Shënon Pius.
81' GOL LUSHNJA! Shënon Canka.
83' GOL POGRADECI! Shënon Pius.
