Janë mbyllur 6 ndeshjet e Kategorisë së Parë, java e 12-të, aty ku bie në sy fitorja e Pogradecit ndaj Lushnjes me shifrat 2 – 1. Ezekiel hapi “llogaritë’ e sfidës në minutën e 31 për liqenorët, rezultat që mbylli pjesën e parë.
Në fraksionin e dytë të lojës u rritën dozat e tensionit. Kouassi vendosi baraspeshën në minutën e 55, ndërsa Pere në të 74’ shënoi golin e fitores për Pogradecit.
Ekipi i Emiljano Çelës ngjitet në kuotën e 21 pikë, pozicioni i 3-të në tabelë. Takim i dyluftuar ishte edhe Burreli – Skënderbeu.
Golat e shpejtë të korçarëve me Vangjelin dhe Musan hodhën iden se do ishte e thjeshtë, por karton i kuq nga Lucho Vasquez “ndez” duelin.
Edhe pse ngushtoi shifrat në pjesë e dytë, Burreli nuk bëri dot më shumë. Ekipi i Ernest Gjokës bën detyrën dhe arrin në 31 pikë.
Në takimet e tjera, Apolonia fitoi pastër 2 – 0 përballë Kukësit, Laçi – Iliria u nda në “paqe”, ndërsa Korabi – Luftëtari rezultojë një “arenë” e vërtetë, por pa fitues, 1 – 1.
KATEGORIA E PARË/ Java e 12-të
Apolonia – Kukësi 2 – 0 (Ndubuisi Francis 9', Onyewuenyi 90')
9' Ndubuisi Francis
Burreli – Skënderbeu 1 – 2 (Xhabrahimi 60'/Vangjeli 7', Musa 21', Lucho Vasquez 45' merr karton të kuq)
Korabi – Luftëtari 1 – 1 (Marku 45'/Nyanguila 47')
Laçi – Iliria 1 – 1 (Traore 89'/Sejdiu 55')
Lushnja – Pogradeci 1 - 2 (Kouassi 55'/Ezekiel 31', Pere 74')
31' Ezekiel
74' Pere
Kastrioti – Besa (e shtyrë)
