Kategoria e Parë: Java e 13-të
Kanë përfunduar 4 ndeshjet e ditës së sotme të Kategorisë së Parë. 8 ekipet kanë mundur të shënojnë vetëm 8 gola.
Fitore të rëndësishme ka marrë Apolonia ndaj Luftëtarit me shifrat 2-0 dhe 2-0 në shtëpi ka fituar Kukësi ndaj Burrelit. Kastriotit i ikën fitorja nga “duart”, pasi Laçi arrin të barazojë shifrat në minutat e fundit të sfidës, duke bërë që ekipet të ndahen 2-2 dhe të marrin vetëm nga 1 pikë.
Sfida mes Pogrdecit dhe Ilirisë pavarësisht se ishte shumë e luftuar nuk nxori asnjë itues, me ekipet që nuk ia dolën dot të gjejnë rrugën e rrjetës.
NDESHJET:
LUFTËTARI – APOLONIA 0 – 2 (Ayivi 53', Trifoni 60')
KASTRIOTI – LAÇI 2 – 2 (KAPLLANI 23', Hoxha 33'/ Hajdari 59', Traofe 90+2')
Goli i Kapllanit
Goli i Hoxhes
Goli i Hajdarit
Goli i Traore
KUKËSI – BURRELI 2 – 0 (Willson Junior 89', Hilaj 90')
POGRADECI – ILIRIA 0 - 0
