Është mbyllur java e 32-të në Kategorinë e Parë, ndërsa prodhojë 14 gola në 6 takime. Kryendeshja Pogradeci – Skënderbeu përfundoi pa fitues, 1 – 1. Nasr zhbllokoi shifrat në minutën e 26-të, kurse Preknicaj në fund “vulosi” barazimin.
Në fillimin e pjesës së dytë, liqenorët u ndëshkuan me karton të kuq. Surprizën më të madhe e shkaktoi Luftëtari ndaj Kastriotit në transfertë.
Në harkun e dy minutave, skuadra gjirokastrite shënoi 2 herë (minutat 87-të dhe 89-të), duke përmbysur rezultatin dhe marrë 3 pikët shumë të rëndësishme për mbijetesën.
Laçi fitoi 2 – 1 kundër Kukësit, ndonëse u gjendën në disavantazh. Burreli siguroi pikët e plota karshi Lushnjes (1 – 0), nuk pati fitues në Besa – Korabi (1 – 1), kurse Iliria “nënshtroi” Apoloninë (2 – 1).
Besa 1 – 1 Korabi (Hoxha 36'/T.Marku 56')
Burreli 1 – 0 Lushnja (Mensah 16')
Iliria 2 – 1 Apolonia (Jakubu 53', Fofana 90'/Folorunsho 78')
Kastrioti 1 – 2 Luftëtari (Moses Ajine 25'/Nyangulia 87', Beji Anthony 89')
Laçi 2 - 1 Kukësi (Nerguti 62', Tresa 73'/Abiodoun 32')
Pogradeci 1 – 1 Skënderbeu (Preknicaj 90'/Nasr 26')
26' - Nasr
