Pogradeci - Kastrioti
Ditën e sotme janë zhvilluar 3 ndeshjet përmbyllëse të javës së 8-të të Kategorisë së Parë. Në këto 3 duele të zhvilluara sot, u shënuan një total prej 12 golash.
Pogradeci ia doli që të fitonte në shtëpi pa probleme përballë Kastrioti me shifrat 4-0. Po me këtë rezultat fitoi edhe skuadra e Laçit në shtëpi, kundër ekipit të Burrelit.
Në krahun tjetër, Kukësi u mjaftua me 1 pikë në “Kukës Arena”. Verilindorët barazuan me rezultatin 2-2 përballë ekipit gjirokastrit, Luftëtarit.
Kukësi 2 – 2 Luftëtari (Sadiq 44', Dragoshi 45+4' / Nyanguila 11', Isteri 45+3')
Laçi 4 – 0 Burreli (Traore 36', 66', Jiakponna 61', Kalaj 82')
Pogradeci 4 – 0 Kastrioti (Greca 11', Pius 55', Babatunde 62', Santi 89')
Poll
