Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

VIDEO/ 8 gola dhe spektakël në 4 ndeshje, Pogradeci nuk “fal” Korabin! Kukësi befason Besën (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 8 gola dhe spektakël në 4 ndeshje, Pogradeci nuk
Pogradeci - Korabi

Kanë përfunduar 4 ndeshjet të Kategorisë së Parë, java 20-të. Pogradeci mori fitoren më të thellë, 3 – 1 ndaj Korabit. Të besuarit e Emiljano Çelës e gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 27-të me Grecën.

Në pjesë e dytë, Marku vendosi ekuilibrat, por liqenorët nuk u ndalën, duke shënuar edhe dy herë të tjera me Pius e Lesai për të marrë 3 pikët e radhës. Befasia e madhe erdhi nga Kukësi. Verilindorët mposhtën minimalisht 1 – 0 Besën e Kajavës.

Iliria e Fushë-Krujës nuk e diskutojë triumfin kundër Apolonisë, e mbyllur 2 – 0. Laçi bëri “detyrën” ndaj Luftëtarit, vendosi goli i Kalaj. Kurbinasit mbajnë vendin e 2-të me 42 pikë, ndërsa Pogradeci pozicionohet i 3-të me 39 pikë.    

KATEGORIA E PARË: Java e 20-të

NDESHJET dhe REZULTATET:

ILIRIA – APOLONIA 2 – 0  (Jakubu 16', Fofana 71')

Goli i Jakubu

KUKËSI – BESA 1 – 0 (Ballhysa 50')

LAÇI – LUFTËTARI 1 – 0 (Kalaj 24')

Goli i Kalajt

POGRADECI – KORABI 3 - 1 (Greca 27', Pius 74', Lesai 80'/ Marku 71')

Goli i Greces

Poll

Lexo gjithashtu