Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

KATEGORIA E PARË/ 12 gola në 3 ndeshje! Kukësi dhuron “shoë” përballë Korabit, fitojnë edhe Luftëtari e Laçi (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
KATEGORIA E PARË/ 12 gola në 3 ndeshje! Kukësi dhuron
Kategoria e Parë

Kanë përfunduar 3 ndeshjet e para të ditës së sotme në Kategorinë e Parë, të vlefshme për javën e 22-të. Në këto duele pati surpriza, teksa u shënua një total prej 12 golash.

Luftëtari ia doli që të triumfonte në shtëpi përballë Kastriotit me shifrat 2-1. Po me të njëjtin rezultat dhe po në shtëpi, Laçi arriti një fitore kundër ekipit të Besës së Kavajës.

Në krahun tjetër, plot emocione ishte derbi i veriut mes Kukësit dhe Korabit. Megjithatë, në fund verilindorët ia dolën që të triumfonin me shifrat 4-2, në një spektakël golash.

REZULTATET:

Luftëtari 2 – 1 Kastrioti (Cereni 6', Petropoulos 59' / Kapllani 56')

Kukësi 4 – 2 Korabi (Oliveira 10', Hilaj 67', Wilson 71' / Duka 45+1', T.Marku 65')

Laçi 2 – 1 Besa e Kavajës (Bibo 31', Kalaj 59' / Rrena 80')

Poll

Lexo gjithashtu