
Kategoria e Parë: Java e 7-të
Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 7-të të Kategorisë së Parë. 13 gola janë shënuar në këto takime.
Skënderbeu mori një fitore me vuajtje ndaj Luftëtarit, me korçarët që triumfuan 1-0 ndaj gjirokastritëve. Kështu “djemtë” e Ernest Gjokës vazhdojnë të kryesojnë dhe “blindojnë” vendin e parë në klasifikim.
Nga ana tjetër nuk iu ndahet Laçi. Kurbinasit triumfuan 3-0 ndaj Kukësit në transfertë. Fitore të rëndësishme mori edhe Korabi ndaj Lushnjes. Ekipi vendas triumfoi 2-0 ndaj lushnjarëve.
Fitore mori edhe Burreli në transfertë ndaj Apolonisë. Matjanët siguruan 3 pikët pas fitores 2-1 ndaj fierakëve. Ndërkohë në barazim kanë përfunduar ndeshjet BEsa – Pogradeci dhe Kastrioti – Iliria. Të 4 ekipet nuk ia dolën të shkonin më shumë se barazimet 1-1 mes tyre, duke marrë në këtë javë vetëm 1 pikë.
NDESHJET dhe REZULTATET:
LUFTËTARI – SKËNDERBEU 0 – 1 (Abiodoun 86')
APOLONIA – BURRELI 1– 2 (Umejiego 54'/ Rrapi 39', 72')
BESA – POGRADECI 1 – 1 (Beqja 49'/ Greca 16')
Goli i Pogradecit
KASTRIOTI – ILIRIA 1 – 1 (HOXHA 15'/ Pjetraj 77')
KORABI – LUSHNJA 2 – 0 (Wallace 10', Reci 58')
Goli i Korabit
KUKËSI – LAÇI 0 - 3 (Myrta 63', Tresa 70', Nerguti 72')