
Kategoria e Parë
Përballja mes Lushnjes dhe Skënderbeut ishe e fundit për javën e dytë të Kategorisë së Parë. Në fund të kësaj jave vetëm Laçi dhe Burreli kanë festuar me 3 pikët.
Si kurbinasit ashtu edhe matjanët arritën të triumfonin përballë ekipeve si Kastrioti dhe Kukësi. Ndërkohë 5 duele të tjera janë mbyllur në barazim. Kështu pas kësaj jave është Laçi që komandon në kampionat me 6 pikë të plota.
Me 4 pikë renditet Skënderbeu, ndërsa Burreli e Kukësi ndodhen në vendin e 3-4 me 3 pikë. Luftëtari, Besa, Lushnja, Korabi dhe Pogradeci kanë grumbulluar 2 pikë, ndërsa me nga 1 pikë janë Apolonia, Iliria dhe Kastrioti.

Poll