Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Kukësi “prek fundin”, Skënderbeu e Laçi bëjnë “vetëvrasje”. RENDITJA e Kategorisë së Parë pas javës së 9-të

Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi “prek fundin”, Skënderbeu e Laçi
Besa - Skenderbeu

Kategoria e Parë ditën e djeshme ka mbyllur ndeshjet e javës së 9-të të kampiontit. Rezultate mjaft surprizë janë marrë nga disa ekipe.

Saktësisht kjo javë foli për Pogradecin, Besën e Kastriotin, të cilët morën 3 pikët. Krutanët dhe kavajasit siguruan fitoren e parë të sezonit, ndërsa pogradecarët të 4-tën sezonale.

Ajo që bie më shumë në sy është humbja e Skënderbeut. Kryesuesit e kampionati u ndalën nga Kastrioti, ndërkohë nuk përfitoi dot as Laçi. Kurbinasit u ndalën në barazim nga Luftëtari.

Nga ana tjetër Kukësi pas humbjes me Besën ka “prekur fundin”, me verilindorët që tashmë mbajnë vendin e fundit në klasifikim me vetëm 5 pikë.

Kështu Skënderbeu pavarësisht humbjes vazhdon të kryesojë me 22 pikë, me 17 të tilla e ndjek Laçi i vendit të dytë. Ndërkohë me 15 pikë renditen Pogradeci dhe Iliria, 13 pikë ka Apolona, teksa “Play-Off” mbyllet nga Burreli me 12 pikë.

Korabi nga krahu tjetër ka 10 pikë dhe me nga 9 pikë pas 9 javësh janë Luftëtari e Lushnja. Besa e Kastrioti me nga 7 pikë dhe Kukësi me 5 pikë mbyllin tabelën e klasifikimit.

Kukësi “prek fundin”, Skënderbeu e Laçi
 

 

Poll

Lexo gjithashtu