Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Kategoria e Parë/ Nga Pogradeci, te Skënderbeu e Laçi, java e 23-të ndahet në dy ditë (AXHENDA)

Shkruar nga NEWSPORT
Kategoria e Parë/ Nga Pogradeci, te Skënderbeu e Laçi, java e
Kategoria e Parë

Java e 23-të e kampionatit “Kategoria e Parë” do të luhet e ndarë në dy ditë, të shtunën dhe të dielën. Tre prej ndeshjeve do të luhen të shtunën, ndërsa tre takimet e tjera do të zhvillohen ditën e diel.

Në takimet e së shtunës, Pogradeci do të presë Lushnjen në shtëpi, ndërsa sfida Laçi – AF Luftëtari do të luhet në Laç. Të dyja këto sfida janë planifikuar të nisin në ora 13:30. Sakaq, po të shtunën do të luhet edhe ndeshja mes Skënderbeut dhe Kukësit, në ora 16:30 në stadiumin e Korçës.

Të dielën, ekipi i Korabit do të udhëtojë drejt Burrelit për ndeshjen e javës së 23-të, ndërsa Iliria – Besa do të luhet në Fushë-Krujë. Në takimin tjetër të kësaj jave Kastrioti do të përballet me Apoloninë në stadiumin e Vorës.

Java 23

Pogradeci – Lushnja, 21.02.2026, 13:30, Pogradec

KF Laçi – AF Luftëtari, 21.02.2026, 13:30, Laç

Skënderbeu – Kukësi, 21.02.2026, 16:30, Korçë

Kastrioti – Apolonia, 22.02.2026, 13:30, Vorë

Burreli – Korabi, 22.02.2026, 13:30, Burrel

Iliria – Besa, 22.02.2026, 13:30, Fushë Krujë

Poll

Lexo gjithashtu