Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Kategoria e Parë mbyll fazën e dytë, Skënderbeu e Kukësi “skajet” e kampionatit

Shkruar nga NEWSPORT
Kategoria e Parë mbyll fazën e dytë, Skënderbeu e
Kategoria e Pare

Kategoria e Parë ditën e djeshme ka mbyllur fazën e dytë dhe tashmë ekipet kanë nisur të “blindojnë” vendet e tyre. Ky kampionat ka hyrë në fazën më delikate të tij, ku tashmë do të jetë një “luftë” për çdo pikë, e cila në fund të sezonit do të vlejë shumë.

E teksa do të jemi në pritje të nisjes së fazës së 3-të dhe të fundit, mund t’i hedhim një sy tabelës së klasifikimit. Direkt vëmë re “skajet” e kampionatit. Skënderbeu udhëheq me 51 pikë, 3 më shumë se Laçi i vendit të dytë, ndërsa Kukësi mbyll tabelën e klasifikimit me 15 pikë, 4 më pak se Luftëtari i parafundit.

Tashmë shikojmë se mes Skënderbeut, Laçit dhe ndoshta e Pogradecit do të bëhen llogaritë për titullin dhe ngjitjen në Superiore. Ndërkohë me shumë gjasa skuadrat që do të jenë pjesë e “Play-Off” përveç Pogradecit, renditen edhe Kastrioti, Burreli e Iliria. Nga ana tjetër për të shmangur “Play-Out” do të Luftojnë Besa, Korabi, Apolonia dhe Lushnja.

Ndërkohë drejt rënies duken Luftëtari e Kukësi, të cilët gjithsesi do të provojnë shanset e tyre për të kapur “Play-Out”. Nga kjo pikëpamje shikojmë një luftë të fortë mes skuadrave në fazën e 3-të, e cila do të vendosë edhe pikat mbi “i” për këtë sezon.  

Kategoria e Parë mbyll fazën e dytë, Skënderbeu e
 

 

Poll

Lexo gjithashtu