Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Kategoria e Parë “identik” si Superiorja, java e dytë luhet e ndarë në dy ditë (KALENDARI)

Shkruar nga NEWSPORT
Kategoria e Parë “identik” si Superiorja, java e dytë
Kategoria e Parë

Kategoria e Parë ashtu si Superiorja javën që kaloi nisi sezonin e ri. Vetëm 3 ekipe ia dolën të siguronin 3 pikët dhe ishin Skëndërbeu, Laçi e Kukësi.

Por tashmë shumë shpejt vjen radha për të luajtur ndeshjet e javës së dytë. Kështu në fundjavë, “identikë” si Superiorja do të luhet të shtunë dhe të dielë.

Të shtunën janë në program 5 ndeshje, që të gjitha do të startojnë në të njëjtën orë, 17:00. Apolonia pret Luftëtarin, ndërsa Kukësi luan në transfertë ndaj Burrelit. Iliria do të presë Pogradeci, ndërsa Besa luan në transfertë ndaj Korabit. Një tjetër duel është mes Laçit dhe Kastriotit.

Ndërkohë ditën e dielë do të luhet përballja e fundit e kësaj jave. E gjithë vëmendja do të jetë në “Roza Haxhiu”, ku Lushnja pret Skënderbeun, takim që do të startojë në orën 17:00.

Kategoria e Parë – Java 2

E shtunë, 30 gusht
Iliria – Pogradeci 17:00
Korabi – Besa 17:00
Apolonia – AF Luftëtari 17:00
Laçi – Kastrioti 17:00
Burreli – Kukësi 17:00

E diel, 31 gusht
Lushnja – Skënderbeu 17:00

Poll

Lexo gjithashtu