
Kategoria e Parë ditën e djeshme zhvilloi të gjitha ndeshjet e javës së 7-të të kampionatit. Skënderbeu fitoi 1-0 nda Luftëtarit, me korçarët që vazhdojnë të kryesojnë tabelën e klasifikimit me 19 pikë.
Plot 6 pikë më shumë se Laçi. Kurbinasit mposhtën 3-0 Kukësin, me verilindorët që mbyllin tabelën e klasifikimit me vetëm 4 pikë. “Surpriza” e këtij sezoni në Kategorinë e parë e ka emrin Iliria. Ekipi nga Fushë –Kruja barazoi 1-1 me Kastriotin dhe pas kësaj sfide mbajnë vendin e 3-të në klasifikim me 11 pikë.
Po kaq pikë ka edhe Burreli i vendit të 4-të, me matjanët që triumfuan 1-0 ndaj Apolonisë. Me 1 pikë më pak ndodhet Korabi që gjithashtu triumfoi 2-0 ndaj Lushnjes. Me 9 pikë ndodhen Apolonia dhe Pogradeci në vendet e 6 dhe 7-të, ndërsa në vendin e 8-të me 8 pikë është Lushnja.
Luftëtari ndjek lushnjarët me 7 pikë, ndërsa Besa e Kastrioti e Kukësi ndajnë 3 vendet e fundit me nga 4 pikë pas 7 javësh.
