
Kanë përfunduar 4 ndeshjet e para në Kategorinë e Parë. Këto takime përkojnë me javën e parë. Laçi në petkun e favoritit për t’u ngjitur në elitën e futbollit shqiptar ka kryer detyrën në transfertën kundër Iliris së Krujës, e përfunduar 2-1.
Goli e parë të këtij takimi e shënojë Myrta në të 14 minutë, por pas 3 minutash lojë erdhi edhe baraspesha me Mavanga. Manovrat ofensive të kurbinasve u shpërblyen në minutën e 77 me Kalaj.
Në letër u mendua se Besa e Kavajës do e kishte të thjeshtë përballë Kastriotit, marrë në konsideratë edhe pretendimet e klubeve respektive.
Por ndodhi befasia e madhe. Kavajasit "ngecën" në barazimin 1-1. Në takimet e tjera, Luftëtari dhe Korabi u ndanë në “paqe”, 1-1, kurse Kukësi “debutoi” me triumf në shtëpi përballë Apolonisë, 2-1.