Ekipi i Apolonisë është zhytur në krizë totale, 17 ndeshje radhazi që nuk fiton në Kategorinë e Parë. Disfata e sotme karshi Besës së Kavajës në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit nuk është “përtypur” dot më nga trajneri Marko Jovanovic.
Në lidhje live me emsionin “Super Gol” në RTSH, gazetari i dërguar për këtë ndeshje Erkan Çutra, tha se trajneri serb i Apolonisë Jovanovic, ishte në gjendje të rënduar psikologjike pas humbjes së sotme dhe nuk kishte dëshirë të dilte në zonën e prononcimeve.
Pas 31 javësh në Kategorinë e Parë, Apolonia mban vendin e parafundit me 27 pikë, ndërsa kanë mbetur deri në fund edhe dy javë. Nuk dihet nëse skuadra fierake do mbijetoi në Kategorinë e Parë, sikurse e ardhmja e trajnerit Marko Jovanovic.
