Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Janë pa trajner, por ekipi i Kategorisë së Parë nis me perforcimet

Shkruar nga NEWSPORT
Janë pa trajner, por ekipi i Kategorisë së Parë nis me
Kukesi

Kukësi është një nga skuadrat më të rrezikuara për të rënë në Kategorinë e Dytë. Kjo pasi pas 17 javësh ndodhen në vendin e fundit në klasifikim, ku kanë grumbulluar vetëm 9 pikë në Kategorinë e Parë. 

Por kuksianët duket se po kalojnë një moment të “errët” në historinë e tyre, pasi prej javësh tashmë janë pa një trajner dhe ende nuk ka një emër për stolin e tyre. Por pavarësisht kësaj, klubi vazhdon përforcimet.

Drejtuesit kanë gjetur marrëveshjen me dy mesfushorë brazilianë, të cilët priten të jenë pjesë e skuadrës për pjesën e dytë të sezonit. Matheus Gama, i cili vjen nga skuadra braziliane Olaria AC.

Ndërkohë përforcimi i dytë është Paulo Henrique, i cili vjen nga skuadra e Americano-RJ. Të dy 24-vjeçarët shihen si element kyç dhe në ditët e ardhshme pritet të zyrtarizohen nga klubi.

Poll

Lexo gjithashtu