Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Iu besua detyra si trajner i Burrelit, reagon Nikaj: Nga sot fillon puna për një mision të vështirë

Shkruar nga NEWSPORT
Iu besua detyra si trajner i Burrelit, reagon Nikaj: Nga sot fillon puna
Samuel Nikaj

Sezonin e ardhshëm, Burreli do të drejtohet nga një trajner i njohur. Bëhet fjalë për Samuel Nikajn i cili nga sezoni tjetër do të drejtojë ekipin “mbretëror” në Kategorinë e Parë.

Ekipet që ka drejtuar më parë 47-vjeçari në Shqipëri janë Tërbun, Besëlidhja, Kastrioti dhe Pogradeci. Ditën e sotme, Samuel Nikaj ka reaguar në rrjetet e tij sociale për detyrën e re që i është dhënë.

“Nga sot fillon puna për një tjetër mision të vështirë, që të mbajmë Burrelin përsëri në nivele të larta, pas sezonit fantastik që zhvilluan. Falenderoj pafundësisht drejtuesit të cilët më besuan këtë projekt, dhe më ndihmën e Zotit nuk do t’i zhgënjej ato, dhe as tifozët e zjarrtë që janë të mrekullueshëm...”, shprehet Nikaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga