Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Gati një muaj përpara nisjes së sezonit, klubi i Kategorisë së Parë konfirmon ndeshjet miqësore

Shkruar nga NEWSPORT
Gati një muaj përpara nisjes së sezonit, klubi i Kategorisë
Korabi

Ka mbetur gati edhe një muaj nga starti i sezonit të ri 2025/26 në Shqipëri. Më datë 23 gusht ditën e shtunë, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Parë do të ngrenë “siparin”.

Korabi sezonin e kaluar nuk arriti dot të zinte një vend për të luajtur në Play Off. Megjithatë, synimet e klubit të Peshkopisë për sezonin e ri janë ende të larta.

Korabi aktualisht është në fazë përgatitore përpara nisjes së sezonit të ri, ku kanë konfirmuar në faqen zyrtare se do të dalin në fushë për disa ndeshje miqësore.

“Prej mbrëmjes së djeshme ekipi ndodhet në Peshkopi, ku ka nisur punën për sezonin e ri me seancat e para stërvitore në stadiumin “Korabi”.

Përgatitjet do të vijojnë çdo ditë me ritëm intensiv, teksa gjatë kësaj periudhe ekipi do të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore.”, shkruan Korabi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga