Pogradeci
Pogradeci do të përballet këtë të shtunë në transfertë me Apoloninë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t të Kategorisë së Parë. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Loni Papuçiu”, nis në orën 13:00.
Duke parë renditjen aktuale dhe formën e “liqenorëve”, miqtë janë padyshim favoritët absolutë në këtë sfidë. Vlen të theksohet se Pogradeci është një nga pretendentët kryesorë për ngjitjen në Superiore.
Megjithatë, statistikat mes Apolonisë dhe pogradecarëve janë “fotokokpje”. Në 15 ndeshje kanë nga 5 fitore secila, ndërsa 5 sfida kanë kanë përfunduar në barazim. Të shtunën, Pogradeci do të zbresë në fushë pikërisht për avantazhin në statistika.
Poll
