
Iliria është një nga skuadrat më aktive në këtë merkato dhe jo vetëm. Krutanët vazhdojnë përgatitjet intensive për sezonin e ri, ku do të luajnë në Kategorinë e Parë.
Skuadra nuk ka ndaluar as miqësoret dhe me Tiranën ia dolën të barazonin 1-1. Një takim në të cilin krutanët luajtën si të barabartë ndaj bardhebluve, teksa nuk mungonte aspak dëshira dhe entuziasmi tek lojtarët dhe stafit.
Ekipi është ndërtuar për të luftuar për trofe në këtë sezon dhe siç duket drejtuesit kanë ngjallur shumë “dashuri” te tifozët. këto të fundit ishin të shumtë në numër në stadiumin “Redi Maloku” në mbështetje të skuadrës. Edhe pse ishte vetëm një ndeshje miqësore, të pranishmit në shkallët e stadiumit “sfiduan” edhe derbin e kryeqytetit.
Siç dihet dhe siç e kemi parë në sezonin e kaluar, prania e tifozëve në shkallët e stadiumit ka lënë shumë për të dëshiruar. Gjithsesi tifozët e Ilirisë na treguan se pavarësisht se çfarë rëndësie do të kenë ndeshjet, do të jenë aty si lojtari i 12-të për ekipin për t’i dhënë mbështetje dhe kurajo në sezonin e ri.
View this post on Instagram