Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Ende pa një trajner, Lushnja ndaj Besës do të drejtohet nga …

Shkruar nga NEWSPORT
Ende pa një trajner, Lushnja ndaj Besës do të drejtohet nga
Lushnja

Lushnja është pa trajner prej disa ditësh. Drejtuesit ende nukkanë mundur të gjejnë zëvendësuesin e Erion Xhafaj, i cili u largua pak ditë më parë nga “lagunarët”.

Disa emra janë përfolur, mes tyre e Dorjan Bubeqit dhe Ditmar Bicaj, me këtë të fundit që duket në “pole-position”, por ende asgjë. Dueli me Besën është në horizonte dhe për këtë përballje mësohet se kush do e drejtojë Lushnjen.

Ledion Ruci do të jetë në krye të ekipit ndaj kavajasve, i cili ka rolin e zëvendës trajnerit. Ruço prej ditësh ka drejtuar skuadrën në stërvitje dhe ndaj Besës do të udhëheqë edhe në fushën e lojës, deri në momentin që drejtuesit do të gjejnë një emër të ri.

Kujtojmë se dueli me Besën do të luhet në transfertë, në stadiumin e Luzit. Kjo përballje është parashikuar të luhet ditën e nesërme në orën 16:00, duel i vlefshëm për javën e 5-të të kampionatit.

Poll

Lexo gjithashtu