Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Eliminimi nga Kupa s’i demoralizon, kapiten Zguro “sms” shokëve të ekipit: Vazhdojmë përpara, drejt Superligës!

Shkruar nga NEWSPORT
Eliminimi nga Kupa s’i demoralizon, kapiten Zguro “sms”
Pogradeci

Pavarësisht performancës mjaft të mirë, Pogradeci nuk ia doli mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Vllaznia vendase ia doli që të fitonte 1-0 përballë me një gol në minutat e fundit, duke i eliminuar “liqenorët” nga Kupa.

Megjithatë, motivimi në ekipin e Pogradecit nuk mungon, teksa diçka të tillë e tregon mjaft qartë kapiteni Vangjel Zguro. “Krenar për ju, vazhdojmë përpara drejt synimit të vetëm, Superligës”, shkruan Zguro në rrjetet sociale. Ky reagim ka ardhur menjëherë pas eliminimit nga Kupa.

Kujtojmë se Pogradeci po bën mjaft mirë këtë sezon në Kategorinë e Parë. “Liqenorët” mbajnë vendin e 3-të në renditje me 32 pikë, 1 më pak se Laçi i vendin të dytë dhe 8 më pak se Skënderbeu kryesues.

Eliminimi nga Kupa s’i demoralizon, kapiten Zguro “sms”
 

 

Poll

Lexo gjithashtu