Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

E PAPRITUR/ Trajneri i dytë që largohet brenda pak javësh, pretendentët për Superiore mbetet në “udhëkryq”

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ Trajneri i dytë që largohet brenda pak javësh,
Kategoria e Parë

I papritur është lajmi për largimin e trajnerit të Laçit. Klubi kurbinas nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se palët kanë ndarë rrugët mes tyre.

Stefano Senigagliesi nuk do të jetë më trajner i bardhezinjve, i cili ka vendosur të largohet nga Laçi për arsye personale. Timonieri ka paraqitur dorëheqjen dhe në këtë mënyrë mbyll aventurën e tij në Shqipëri pas disa javësh. 

“KF Laçi njofton se për arsye familjare trajneri Stefano Senigagliesi ka paraqitur dorëheqjen. Ekipi i falenderon për punën e shkëlqyer që kanë bërë me skuadrën dhe ju uron gjithë të mirat! Te familja BardheZi e kanë gjithmonë derën hapur!

Grazie Mister Senigagliesi e Lamponi!”, shkruan Laçi. Kujtojmë se nën drejtimin e tij Laçi i doli të siguronte 17 pikë, duke marrë 5 fitore, 2 barazime dhe po kaq humbje, teksa aktualisht ndodhen në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit. Ndërkohë siç dihet zëvendësoi në stol Francesco Morieron, i cili ndau rrugët me kurbinasit pak para fillimit të sezonit të ri. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF.LAÇI (@kflaci.al)

Poll

Lexo gjithashtu