Dejvid Kapllanai
Sulmuesi i Kastriotit Dejvid Kapllanai po përjeton fromë mbreslënëse te ekipi krutanë. Pas 13 prezencash me klubin e Kastriotit, 24-vjeçari numëron 5 gola, protagonist absolut për të tijtë.
Në segmentin e 15-të javëve të zhvilluar për këtë sezon në Kategorinë e Parë, Kastrioti grumbullon 20 pikë, vendi i 6-të. Për të kuptuar impaktin e Dejvid Kapllanait në ekip, mjafton të përmendim faktin se në 8 ndeshje e parë të këtij ediconi në ligë, Kastrioti nuk mori asnjë fitore, ndërsa me durrsakun lider, situata ka ndryshuar si me “magji” në kohë të shkurtër.
Duhet thënë se në periudhën 2020 – 2023 dhe janar – korrik 2025, Kapllanaj ishte pjesë e Teutës, duke fituar edhe 4 trofe me bregdetarët.
Poll
