
Kategoria e Parë ashtu si Superiorja do të luajë në të njëjtat ditë ndeshjet e javës së 8-të të kampionatit. Ekipet do të zbresin në fushë ditën e premte dhe të shtunë, ku mes tyre do të bëjnë llogaritë e kësaj jave.
Saktësisht të premten janë në program për t’u zhvilluar 3 sfida, ndërsa të shtunën do të luhen 3 duelet e tjera. 12 ekipet do të përplasin “brirët”, ku do të luftojnë për çdo top për të shkuar drejt fitores.
Kështu të premten sfidohen mes tyre Iliria – Korabi, Lushnja – Apolonia dhe Skënderbeu – Besa. 2 ndeshjet e para do të startojë në orën 14:00 dhe do të luhen paralelisht, ndërsa dueli i Korçës do të nisë në orën 17:00.
Ndërkohë të dielën do të jetë radha e 6 ekipeve të tjera për të zbritur në fushë. Pogradeci pret Kastriotin, Luftëtari luan në transfertë ndaj Kukësit dhe Laçi do të përballet me Burrelin. Të 3-ja këto sfida do të startojnë në të njëjtën orë, 14:00.
Java 8
Iliria – Korabi 24.10.2025 14:00
Lushnja – Apolonia 24.10.2025 14:00
Skënderbeu – Besa 24.10.2025 17:00
Pogradeci – Kastrioti 25.10.2025 14:00
Kukësi – AF Luftëtari 25.10.2025 14:00
Laçi – Burreli 25.10.2025 14:00